Learning outcomes
Qëllimet
Objektivat:
Lënda ka për qëllim paisjen e studentëve me dituri themelore
mbi teorinë e lojrave të zbatuar në ekonomiks,
duke vënë theks të veçantë në zbatime dhe shembuj,
para teorisë së pastër.
Me përfundimin e lëndës,
studentët duhet të jenë në gjendje të:
paraqesin në mënyrë korrekte lojëra në formë normale dhe të zgjeruar;
identifikojnë zgjidhjet e ekuilibirt për lojërat statike;
identifikojnë zgjidhjet e ekuilibrit për lojërat dinamike;
tregojnë njohuri mbi karakteristikat informacionale të një loje
dhe ndikimin e tyre në zgjidhjen e saj;
kenë zhvilluar shkathtësitë teknike të nevojshme
për të zbatuar veglat e teorisë së lojërave në probleme ekonomike;
analizojnë rezultatet e fituara nga eksperimentet ekonomike,
reflektojnë në mënyrë kritike mbi implikacionet e të sjellurit
të nxjerra nga eksperimentet dhe observimet e botës reale.
|